Mehaj: FSK e gatshme t’i ofroj ndihmë Sllovenisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme t’i ofroj ndihmë Sllovenisë, pas përmbytjeve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme t’i ofroj ndihmë Sllovenisë, pas përmbytjeve.

Mehaj, bëri të ditur se ekipet e Gardës Kombëtare të FSK-së të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit janë në gatishmëri të ofrojnë kontributin e tyre.

“Jemi të gatshëm që autoriteteve sllovene t’u ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme brenda kapaciteteve të FSK-së, duke parë gjendjen e vështirë me të cilën po përballen tash e disa ditë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe përmbytjeve në 2/3 e vendit”, ka shkruar Mehaj.

“Ekipet e Gardës Kombëtare të FSK-së të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit janë në gatishmëri të ofrojnë kontributin e tyre në evakuimin e banorëve në zonat e prekura si dhe vënien nën kontroll të situates”.

Mbrëmjen e së dielës një person i mbytur është gjetur në daljen e ujërave të lumit Temenica në fshatin Ivanja të komunës së Mirna Peçit në Slloveni. Zjarrfikësit vullnetarë nga Mirna Peç u kanë ndihmuar shpëtimtarëve nga Novi Sadi në transferimin e të ndjerit në autoambulancë, njofton Administrata për Mbrojtje dhe Shpëtim.

STA është ende në pritje të një shpjegimi nga policia, nëse bëhet fjalë për një vdekje në lidhje me fatkeqësitë e fundit të motit.

Shirat e dendur dhe përmbytjet duket se kanë marrë më shumë jetë deri tani. Të shtunën, një burrë i vdekur u gjet në brigjet e Savës në zonën e Tomaçevos në Lubjanë, disa qindra metra larg banesës së tij në brigjet e lumit. Sipas të dhënave fillestare, vdekja mund të jetë pasojë e përmbytjeve.

Të dielën, një person i vdekur është gjetur në një gropë septike në zonën e Most pri Komendës. Sipas portalit Kamnik info, bëhet fjalë për një person i cili dyshohet se ka humbur jetën duke eliminuar pasojat e vërshimeve. Sipas të dhënave të deritanishme, ajo ka rënë në një shpellë me bosht të hapur teksa po kryente punë. STA është ende në pritje të sqarimeve nga policia lidhur me rrethanat e vdekjes.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika