Mehaj: FSK vazhdon punën në ndihmë të qytetarëve të prekur nga vërshimet, Shqipëria ofron ndihmë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë punën e tyre në ndihmë të qytetarëve të Pejës të cilët janë prekur nga vërshimet. Në një postim në Facebook, Mehaj ka thënë se edhe ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka ofruar gatishmërinë e ushtrisë së […]
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë punën e tyre në ndihmë të qytetarëve të Pejës të cilët janë prekur nga vërshimet.
Në një postim në Facebook, Mehaj ka thënë se edhe ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka ofruar gatishmërinë e ushtrisë së Shqipërisë për të dalë në ndihmë.
“Që nga mbrëmë ekipet tona të Gardës Kombëtare, Operacionet Speciale, Forcave Tokësore janë duke realizuar operaconin në ndihmë të qytetarëve tanë në Pejë. Sot kemi komunikuar edhe me Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, z. Niko Peleshi i cili ka ofruar gatishmërinë e ushtrisë së Shqipërisë për na dalë në ndihmë nëse kemi nevojë. Falënderoj Ministrin Peleshi për gatishmërinë”, shkroi Mehaj.
Ai ka theksuar se është ngritur edhe gjendja e gatishmërisë në Rexhimentin e Qëndrueshmërisë së Komandës së Logjistikës, dhe Rexhimentin e Xhenios së GK.
Po ashtu, ky dikaster ka shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmë me mjek, psikolog dhe forma tjera sipas kërkesës nga komuna e Pejës.















