Mehaj fton qytetarët të bashkohen në marshin në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës të bashkohen në marshin e së dielës për ish-krerët e UÇK-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se ai beson në luftën e drejtë të ish-krerëve dhe se pastërtisë së luftës në Kosovë nuk mund t’i hedhë njolla askush.

‘Të dilën më 2 prill, mbahet marshi në mbështetje të luftës së pastër dhe të drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ftoj të gjithë që të bashkohen në këtë marsh.  Pastërtisë së luftës sonë nuk mund t’i vëjë njolla askush. Unë besoj në luftën e drejt të çlirimtarëve të cilët po mbahen padrejtësisht të paraburgosur në gjykatën speciale.  Të dielën të bashkuar në marshin për drejtësi”, ka shkruar ai.

Marshi “Liria ka emër” është mbështetur edhe nga figura të tjera të vendit, siç janë kryeparlamentari Glauk Konjufca, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, kreu i PDK-së Memli Krasniqi, Isa Mustafa, SBAShK-u, Lëvizja Vetëvendosje, Shoqata e Pensionistëve, OVL, KMDLNJ-JA, Shoqata e të burgosurëve politikë, Fahrije Hoti, organizata studentore, artistë të njohur e të tjerë.

3 prilli është data e fillimit të gjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-krerët, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, akuzohen për burgosje, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave. Për të gjitha akuzat, ata janë deklaruar të pafajshëm.

Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

 

Të hënën nis gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika