Mehaj fton qytetarët të bëhen pjesë e FSK-së: Tradita jonë për t’i shërbyer vendit nuk do të vdesë kurrë

Gjatë kësaj të diele ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, ka ftuar qytetarët të aplikojnë për t'u bërë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK)

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj ka ftuar të gjithë qytetarët të aplikojnë për t’u bërë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK).

“Kanë mbetur vetëm edhe një javë deri në datën 15 janar kur do të mbyllim zyrtarisht konkursin e rekrutimit të 612 ushtarëve aktivë dhe 388 ushtarëve të kompromentës rezervë”, ka thënë Mehaj.

Mehaj ka shtuar se kanë mbetur vetëm dhe disa orë para se të mbyllet aplikimi.

“Kanë mbetur vetëm edhe 168 orë kur do të fillojë procesi i përzgjedhjes së atyre që do të bartin uniformën e nderit, simbolin e shtetit dhe besimin e popullit”, ka thënë tutje ai.

Ministri i Mbrojtjes ka theksuar se Ushtria e Republikës së Kosovës ka një vizion të qartë drejt anëtarësimit në NATO.

“Përderisa vendi ynë lind të rinj e atdhetarë të cilët bëjnë nderime para flamurit, tradita jonë për t’i shërbyer vendit nuk do të vdesë kurrë”, ka potencuar tutje ministri Mehaj.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika