Mehaj ka pritur në takim anëtarët e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim anëtarët e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit. Sipas ministrit të Mbrojtjes, vullnetarët nga Kosova kanë kontribuuar përkrah ushtarakëve të FSK-së në misionin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Turqisë. “Sot prita në takim anëtarët e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, të cilët përkrah ushtarakëve tanë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, […]
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim anëtarët e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, vullnetarët nga Kosova kanë kontribuuar përkrah ushtarakëve të FSK-së në misionin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Turqisë.
“Sot prita në takim anëtarët e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, të cilët përkrah ushtarakëve tanë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për disa ditë me radhë kanë kontribuuar në misionin e kërkim-shpëtimit të të mbijetuarve dhe viktimave të tërmetit në Republikën e Turqisë”, ka shkruar në Facebook.
“Gatishmëria e tyre që vullnetarisht të bëhen pjesë e këtij misioni flet shumë për personalitetin e tyre, e profesionalizmi i shfaqur përgjatë ditëve të angazhimit është pasqyra më e mirë që një qytetar mund të prezantojë për shtetin e tij”, ka shtuar Mehaj.
Më tej, Mehaj ka përfunduar duke thënë se është krenar dhe mirënjohës me punën e vullnetarëve nga Kosova që kanë shpëtuar njerëz nga rrënojat në Turqi.















