Mehaj: Komandot e FSK-së ngjiten në Kilimanxharo
Ministri i Mbrojtjes, Armden Mehaj, ka njoftuar se e Komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë ngjitur majën më të lartë në kontinentin afrikan me lartësi prej 5895 metra në Kilimanxharo. “Nënoficerët e FSK-së, Besart Kasumi, Faton Krasniqi, Arben Rexhepi dhe Ismet Istogu, pas disa ditë ecjesh mjaft sfiduese, sot kanë arritur të ngjiten […]
Ministri i Mbrojtjes, Armden Mehaj, ka njoftuar se e Komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë ngjitur majën më të lartë në kontinentin afrikan me lartësi prej 5895 metra në Kilimanxharo.
“Nënoficerët e FSK-së, Besart Kasumi, Faton Krasniqi, Arben Rexhepi dhe Ismet Istogu, pas disa ditë ecjesh mjaft sfiduese, sot kanë arritur të ngjiten në Kilimanxharo, majën më të lartë në kontinentin afrikan me lartësi prej 5895 metra”, ka shkruara Mehaj në rrjetin e tij social Facebook.
Ministri ka thënë se ngjitja në majën më të lart të kontinentit afrikan nuk është hera e parë e bëjnë Kosovën krenare.
“Pas rezultateve të larta në shërbim e stërvitje dhe sukseseve në operacione, komandot tanë, na bëjnë krenar edhe me aktivitete e ekspedita të ngjashme”, ka shtuar ai.
Më tej Mehaj ka përfunduar duke i porositur që të vazhdojnë me suksese të tilla pasi sipas ministrit ashtu lartësohet ushtria, flamuri, kombi dhe atdheu.















