Mehaj: Komuniteti ndërkombëtar t’i dënojë veprimet e Serbisë

“Komuniteti ndërkombëtar duhet t'i dënojë veprimet e Serbisë dhe t'iu qëndrojë deri në fund palëve prapa sipas gatishmërisë së tyre përkatëse drejt gjetjes së rrugëve të depërshkallëzimit në veri të vendit”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se përballë zhvillimeve të fundit në vend, Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj të sigurisë janë të përkushtuara për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë si në veri, ashtu edhe në tërë territorin e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se “komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dënojë veprimet e Serbisë dhe t’iu qëndrojë deri në fund palëve prapa sipas gatishmërisë së tyre përkatëse drejt gjetjes së rrugëve të depërshkallëzimit në veri të vendit”.

“Veprimet e autoriteteve serbe janë manifestim i politikave agresore dhe hegjemone të Serbisë autoritare dhe pro-ruse në Ballkan. Çdo përpjekje për depërshkallëzim duhet të llogarisë edhe mungesën e vullnetit të Serbisë për këtë dhe veprimet e saj provokuese dhe nxitëse”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj ka potencuar se bashkë me Policinë e Kosovës dhe me të gjithë komponentët e sigurisë, vendorë dhe ndërkombëtarë, shteti i Kosovës do ta ruajë kompaktësinë e veprimeve në mënyrë racionale, përmes rrugëve institucionale dhe me qasje koordinuese gjithëpërfshirëse.

“Kosova ka dalzotësit e saj dhe ajo është e mbrojtur nga djem dhe vajza brenda dhe jashtë institucioneve”.

Ai ka theksuar se Kosova mbetet e pacenueshme dhe e vendosur në përpjekjen e saj legjitime dhe të drejtë për shtrirjen e sovranitetit dhe për të mbrojtur, si territorin, ashtu edhe qytetarët e saj.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika