MZhR-ja ka ndarë 1.5 milion euro grante, kryesisht për bizneset prodhuese

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, ka deklaruar se shuma më e madhe e granteve u dedikohet bizneseve prodhuese, që ndikojnë drejtpërsëdrejti në hapjen e vendeve të reja të punës, por edhe në ngritjen e nivelit të eksportit

Objekti i Qeverisë së Kosovës.

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, ka njoftuar për shpalljen publike të skemës së granteve, me fokus kryesor në mbështetjen e bizneseve prodhuese dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kjo skemë, siç ka thënë ai, synon gjithashtu të rrisë nivelin e eksportit dhe përfshin për herë të parë studentët në vitet e fundit të studimeve.

“Shpallja publike për skemën e granteve, është njëra prej aktiviteteve kryesore që Ministria e Zhvillimit Rajonal e ka në kuadër të objektivave të zhvillimit të përgjithshëm, mbështetjen e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme që veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës. Edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, kategoria e granteve ndahet në tri pjesë apo në tri sektorë. Kemi të bëjmë me start-up-et apo bizneset e reja, projektet e individëve që aspirojnë hapjen e bizneseve me ide kreative të inovacionit, ndërmarrësisë, veçmas sektorit të prodhimit”, ka thënë ai.

Sipas Tafarshikut, buxheti aktual prej mbi 1.5 milionë eurosh është i kufizuar krahasuar me kërkesën e bizneseve, por mund të rritet gjatë vitit.

Ai ka potencuar se afati i aplikimit, i cili nisi më 15 maj dhe përfundon më 5 qershor, është i thjeshtuar përmes platformës e-Kosova.

Risi për MZhR-në është është edhe thirrja për të përfituar edhe studentët që janë në vitet e fundit.

“Gjithashtu grante japim për bizneset ekzistuese që hyjnë në kategorinë e shërbimeve, si dhe shuma më e madhe e granteve i dedikohet bizneseve prodhuese që ndikojnë drejtpërsëdrejti edhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Por gjithsesi edhe në ngritjen e nivelit të eksportit. Ajo çka është e re në këtë vit është që në kuadër të thirrjes për grante ju kemi dhënë mundësi aplikimi si start-up edhe studentëve të cilët janë në vitet e fundit në universitet që Ministria e Zhvillimit Rajonal ka vetëm bashkëpunim. Do të thotë ka marrëveshje formale të bashkëpunimit, këtu hynë, Universiteti i Ferizajt, universiteti i Gjilanit, Universiteti i Gjakovës, Universiteti i Prizrenit, Universiteti i Pejës, domethënë e gjithë kjo në kuadër të nxitjes apo zhvillimit të ideve kreative që mbizotëron te të rinjtë, e veçmas te studentët, të cilët kanë ide biznesi në fushën e ndërmarrësisë, në aspektin e vetë kreativitetit dhe inovacionit”, ka thënë Tafarshiku për EO.

Zëvendësministri Tafarshiku ka treguar për sfidat me të cilat përballen, siç është buxheti i cili është i kufizuar në krahasim me kërkesën e bizneseve.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika