Mehaj: Kosova nuk bie pre e shantazheve nga Serbia

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka thënë se, Kosova është e sigurt dhe se nuk bie pre e kërcënimeve apo shantazheve.

Kështu është deklaruar ai gjatë një konference për media, teksa ka folur për punën njëvjeçare të ministrisë që ai e drejton.

“Kosova i ka institucionet e veta të sigurisë, ne i përcjellim ngjarjet jo vetëm në rajon por edhe jashtë rajonit, situata gjeopolitike ka ndryshuar shumë. Ne nuk biem pre e fjalëve, kërcënimeve, shantazheve të rreme siç ka bërë Serbia në tërë këto vite, ne jemi gjakftohtë, Kosova është e sigurt, i ka institucionet e sigurisë”.

Po ashtu, Mehaj ka potencuar se po punon për anëtarësimin e vendit në Aleancën Veriatlantike (NATO), por, për këtë ka theksuar nevojën e mbështetjes nga shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj

Teksa e ka quajtur Serbinë si “kanceri i Ballkanit Perëndimor”, Mehaj është shprehur se, institucionet e sigurisë e kanë situatën nënkontroll.

“E dimë që Serbia nuk i ka hequr kurrë tendencat e tyre për të destabilizuar Kosovën, as Malin e Zi e as Bosnjën. Kanceri i Ballkanit ka qenë gjithmonë Serbia, tërë luftërat që janë krijuar në Ballkan janë krijuar nga ajo. Organet tona të sigurisë kanë kontrollin e duhur, policia është në dijeni, inteligjenca policore, doganat, AKI, i kanë informatat e duhura, ndërmarrin veprimet e duhura”, ka thënë Mehaj.

Ndërkohë, sipas ministrit Mehaj, prioritet mbetet pajisja e ushtrisë me qëllim të mbrojtjes së territorit.

“Fokusi ynë është që ushtria t’i ketë kapacitetet e mirëfillta ushtarake për mbrojtje të territorit sa më shpejt që është e mundur, por, këto janë krejt në koordinim e sipër me aleatët dhe partnerët tanë”, ka thënë Mehaj.

Në anën tjetër, Mehaj, ka përmendur të arriturat e Qeverisë së Kosovës, në krye me kryeministrin Albin Kurti.

Siç tha ai, krijimi i Fondit të Sigurisë, rekrutimi i pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, bashkëpunimet me vendet partnere, buxheti i ndarë për FSK-në, lirimi nga pagesa e ushtarëve në transportin urban dhe hekurudhor, janë disa nga sukseset e kësaj qeverie.

Ndërkaq, Mehaj ka bërë të ditur se pas suksesit të FSK-së në vitin 2021, e njëjta, do të jetë pjesë e ushtrimit të radhës “Defender Europe 23”.

“FSK-ja do të marrë pjesë edhe me dy regjimente në ushtrimin e radhës Defender Europe 23. Këtu do të kemi edhe role kyçe në udhëheqësi, në komandë, por edhe do të vlerësojmë e validojmë regjimentet që do të marrin pjesë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, ministri i mbrojtjes, të enjten e 24 marsit, ka kujtuar 23 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, mbi caqet e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Ai me anë të një postimi në Facebook, kishte shkruar se 23 vjet më parë kishte filluar përballja historike në mes të humanes dhe barbarisë së regjimit shovinist serb.

“Përpjekjeve tona titanike shekullore për liri, me shumë sakrifica, iu bashkuan në kohën më kritike, kombet liridashëse në formacionin e përbashkët, Aleancën Mbrojtëse të vlerave të lirisë, paqes dhe demokracisë”.

Po ashtu, ai teksa ka përmendur emrat e aleatëve që e ndihmuan Kosovën gjatë asaj periudhe, ka thënë se veprat e tyre janë të skalitura thellë në histori, identitet të Kosovës dhe qenien shpirtërore.

“Mirënjohje e përjetshme për veprat madhështore të Presidentit Clinton, Sekretares Albright, Gjeneralit Clark, Sekretarit Solana, Ambasadorit Holbrooke, dhe të gjithë atyre diplomatëve e ushtarakëve që kontribuuan në betejën tonë kritike”, ka thënë Mehaj.

Ndryshe, 23 vjet më parë, NATO kishte nisur sulmet kundër Serbisë si kundërpërgjigje për të ndaluar gjenocidin në Kosovë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika