Mehaj: Me Gjermaninë kemi bashkëpunim të ngushtë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Në këtë takim kanë diskutuar "rreth situatës aktuale gjeopolitike, rolin e FSK-së në këtë mes, ndihmën që mund të ofrojmë për Ukrainën, por edhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në vend, si shtet që në aspektin politik është garantues i stabilitetit në Ballkan"

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka takuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Në këtë takim kanë diskutuar rreth situatës aktuale gjeopolitike, rolin e FSK-së në këtë mes, ndihmën që mund të ofrojmë për Ukrainën, por dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në vend, si shtet që në aspektin politik është garantues i stabilitetit në Ballkan.

“Bashkëpunimi me shtetet aleate është pjesë e rëndësishme e pandashme e rrugëtimit tonë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Në këtë mes, shtet mik i yni me të cilin kemi bashkëpunim të ngushtë është Republika Federale e Gjermanisë”, ka shkruar Mehaj.

Me këtë rast, Mehaj tha se u diskutuan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të dy vendeve, në funksion të interesave të partneritetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave me qëllimin kryesor ruajtjen e paqes në vend, rajon dhe më gjerë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika