Mehaj në takim me Eskobar: Anëtarësimi në BE dhe në NATO, destinacioni final i Kosovës

Gjatë vizitës në ShBA, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe Gabriel Escobar





Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka deklaruar se Kosova ka një destinacion final, i cili sipas tij, është anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) dhe në NATO.

Ai këtë deklaratë e ka bërë gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në takim me Eskobar ka diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, bashkëpunimin që ka vendi me misionin e KFOR-it dhe NATO-s.

Nëpërmjet njoftimit në Facebook, Mehaj ka thënë se vendosja e 48 bazave ushtarake serbe afër kufirit të Kosovës nuk do ta ndryshojë faktin që rendi në Ballkan është i pandryshueshëm, përveçse “shpërfaq hapur një klasë politike të një mendësie të vjetër me pikëpamje shumë larg vlerave demokratike të Bashkimit Evropian dhe edhe më larg qëllimit të NATO-s”.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së Bashkim Jashari dhe Gabriel Escobar

Po ashtu, ai ka thënë se i ka treguar atij për “politikat destabilizuese të cilat po i ndjek pala serbe përmes shpërndarjes së informatave të pavërteta, bashkëpunimit me Federatën Ruse dhe presionit të vazhdueshëm që ushtrojnë mbi qytetarët e Kosovës dhe pjesëtarët e FSK-së të komunitetit serb, të cilët jetojnë në pjesën veriore të vendit”.

Mehaj ka theksuar edhe një herë se qëndrimet e Kosovës janë të qarta, ashtu si gjithmonë është pro politikave evropiane, krijimit të një ambienti të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie, dhe për këtë ai ka thënë se angazhohen çdo ditë.

Ndërkaq, ka bërë të ditur se e ka njoftuar Escobarin me avancimet e FSK-së, si “zbatimin e fazës së Parë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të hartuar bashkërisht me ISG ( Institutin për Qeverisje të Sigurisë ) dhe faktin që aktualisht jemi në fazën e dytë të implementimit të këtij plani, bashkëpunimin që e kemi me KFOR-in në monitorimin e gjithë territorit të Republikës së Kosovës, përkrahjen e ofruar për aleatët tanë, shtetet anëtare të NATO-s, në misionin për evakuimin e refugjatëve afganë, si dhe transportimin e ndihmave për popullin ukrainas”.

Sipas tij, e njëjta gjë nuk është njëjtë për palën serbe, të cilët vazhdojnë të mos vendosin sanksione për Federatën Ruse, ndonëse po shohin çdo ditë ashtu si e gjithë bota agresionin rus dhe krimin ndaj popullit ukrainas.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika