Mehaj, në Tel Aviv  takon Tamar Ziv

Ministri i mbrojtjes, të mërkurën, në Izrael ka takuar Shefin e Departamentit për Ballkanin, Dan Oryan dhe Tamar Ziv.

Kjo e fundit pritet të jetë ambasdore e Izraelit në Kosovë.

Mehaj ka lajmëruar në faqen e tij në Facebook, se “Kosova dhe Izraeli avancojnë marrëdhëniet diplomatike në stad edhe më të lartë”.

Mes të tjerash njoftoi se kanë diskutuar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve të përgjithshme diplomatike, me fokus në bashkëpunimin në fushën e diplomacisë së mbrojtjes.

“Gjithashtu, Zonjës Tamar Ziv, i dëshirova suksese në misionin e saj në vendin tonë dhe bashkëpunim të ngushtë për të gjitha çështjet me interes për dy vendet tona”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Nga kjo vizitë zyrtare pritet që të thellohet bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Izraelit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika