Mehaj njofton për organizimin e koncertit, të ardhurat e tij do të shkojnë në mbështetje të fëmijëve në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të organizojë koncertin “110 vjet Forca të Armatosura - Së bashku për Paqen”, këtë të shtune. Të ardhurat e realizuara nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar nga lufta në Ukrainë

Foto e postuar në llogarinë e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë që nga 26 Nëntori kanë organizuar javën festive me evente që janë shtrirë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Mehaj ka thënë se në këtë të shtunë do të organizohet koncerti “110 vjet Forca të Armatosura – Së bashku për Paqen”, duke filluar nga ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

“Në këtë event, Bendi ynë muzikor ushtarak do të performojë përkrah mbi 300 artistëve nga Orkestra Simfonike e FA, Kori i FA, Orkestra Frymore e FA (OFFA) dhe bandat ushtarake të vendeve të NATO nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia”, ka shkruar Mehaj.

Tutje ministri Mehaj ka theksuar se të ardhurat e realizuara nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar nga lufta në Ukrainë.

Mes tjerash, Mehaj ka potencuar mbështetjen për Ukrainën, duke shtuar “së bashku me vëllezërit dhe aleatët tanë në mbështetje të Ukrainës!”.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika