Minstri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit në Kërkim-Shpëtim, është duke vazhduar me përgatitjen dhe çertifikimin e kuadrave të reja të specializuara në fushën e kërkim-shpëtimit.

Mehaj ka thënë se 13 specialistë të rinj iu kanë shtuar radhëve të tyre, pas përfundimit të suksesshëm të Kursit të Avancuar.

Trajnimet që mbahen në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit në Kërkim-Shpëtim

Ministri i Mbrojtjes ka falënderuar stafin e kësaj qendre, e cila me sakrificë të madhe po vazhdon të punojë për avantazhet e të gjithëve.

Armend Mehaj ka theksuar se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit në Kërkim-Shpëtim është duke vazhduar me suksese të mëdha, si një ndër qendrat më të mira në këtë fushë në rajon e më gjerë.