Mehaj: Oficeri Luan Haradinaj ka diplomuar në SHBA për Inteligjencë Ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka treguar se djali i dëshmorit Shkëlzen Haradinaj, ka diplomuar në Military Intelligence Basic Officer Leader Course (MIBOLC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA). Mehaj i ka uruar suksese oficerit të ri të Ushtrisë, në misionin e tij në shërbim ndaj atdheut

 





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Ushtrisë së Kosovës(FSK), i është shtuar dhe një Oficer i diplomuar në Military Intelligence Basic Officer Leader Course (MIBOLC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA), e ai është Luan Haradinaj.

“Oficeri ynë, Toger Luan Haradinaj diplomon me sukses të lartë në Kursin Bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA (MIBOLC)”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Kuadrit tonë specialistik në fushën e inteligjencës ushtarake i shtohet edhe oficeri ynë, Toger Luan Haradinaj, i cili me sukses të lartë diplomoi në Military Intelligence Basic Officer Leader Course (MIBOLC) në SHBA”.

“Suksesi i Luanit na bënë shumë krenarë të gjithëve sepse me angazhimin e pandërprerë, vendosmërinë e çeliktë, si dhe përkushtimin maksimal, dëshmon lidership të eprorit dinjitoz, duke vazhduar traditën e babait, Shkëlzenit dhe xhaxhait, Luanit, Heronjve tanë të mëdhenj të Kombit dhe Atdheut”, ka shtuar ai.

Në fund, Mehaj i ka uruar suksese oficerit të ri të Ushtrisë, në misionin e tij në shërbim ndaj atdheut.

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika