Mehaj: Partneriteti me ShBA është i përjetshem

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se partneriteti meSHBA-të është i përjetshëm dhe se Kosova dhe SHBA-të ndajnë të njëjtat vlera dhe parime

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Në kohën kur Kosova, po përballet me një krizë të raporteve me ShBA-të, ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cilibka thënë se partneriteti me ta është i përjetshëm.

“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i përjetshëm, i tillë ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë”, ka thënë ai

Tutje Mehaj ka thënë se “ushtria jonë është ngritur para se gjithash duke pasë mbështetje të fuqishme nga ShBA-të, jam I bindur që zhvillimi I mëtutjeshëm I yni do të vazhdojë edhe më tutje”.

Mehaj u shpreh se Kosova dhe ShBA, ndajnë të njëjtat vlera e parime dhe se anëtarsimi në NATO mbetet prioritet.

“Ne ndajmë vlera dhe parime të njëjta, paqe dhe siguri për të gjithë pa dallim. Anëtarësimi ynë në NATO mbetet prioritet për ne sepse vetëm kur të arrihet kjo mund të kemi paqe të qëndrueshme”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika