Mehaj: Partneriteti mes Kosovës dhe ShBA-së i pashkëputshëm dhe i përjetshëm

Ministi, Armend Mehaj në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë gjatë takimit me senatorët Jeanne Shaheen, Kirsten Gillibrand dhe Mike Rounds ka diskutuar rreth situatës së sigurisë në Kosovë, ndërsa ka thënë se partneriteti mes Kosovës dhe ShBA-ve është i pashkëputshëm dhe i përjetshëm

Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj në takim me senatorët Jeanne Shaheen, Kirsten Gillibrand dhe Mike Rounds në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se partneriteti mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i pashkëputshëm dhe i përjetshëm.

Mehaj të shtunën e 19 nëntorit është takuar me senatorët Jeanne Shaheen, Kirsten Gillibrand dhe Mike Rounds në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë të cilët kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në Kosovë.

“I njoftova dhe për avancimet e Republikës së Kosovës në shumë fusha, si në luftimin e korrupsionit, që sipas matjeve të Transparency International jemi ngjitur për 17 vende, në sundimin e ligjit që sipas World Justice Project jemi renditur të parët në mesin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, dhe rritjen ekonomike që po ruan trendin pozitiv, si tregues të një shteti stabil, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për destabilitet nga jashtë në rrethanat aktuale gjeopolitike, agresionit rus në Ukrainë dhe shtrirjes së ndikimit në Ballkan”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ai ka thënë se si shtet jemi të angazhuar të ruajmë paqen dhe stabilitetin duke ofuruar mbrojtje dhe siguri, duke shtuar se janë bërë avancime në këtë drejtim.

“Strehimi, sigurimi i transportit për refugjatët afganë, gatishmëria jonë për të strehuar refugjatë ukrainas, dhe për të trajnuar ushtarakët ukrainas në fushën e deminimit dhe kërkim-shpëtimit si dhe gatishmëria e FSK-së për të marrë pjesë në çdo mision tjetër të NATO-s, ishin disa nga çështjet të cilat u vlerësuan nga ana e senatorëve si hapa të rëndësishëm të një shteti që përqafon vlerat evropiane dhe aspiron anëtarësimin në NATO dhe BE”, ka vijuar Mehaj.

Ndër të tjera ka thënë se ShBA-të e rikonfirmuan përkrahjen e pakursyer për Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika