Mehaj pas takimit me ministrin Adziq: Kosova do të ketë përkrahjen e Malit të Zi për anëtarësim në NATO

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj pas takimit me ushtruesin e detyrës së Ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi, Filip Adziq ka thënë se kanë diskutuar dhe për zvillim të kapaciteteve ushtarake profesionale përmes realizimit të ushtrimeve dhe trajnimeve të përbashkëta ndërmjet dy ushtrive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Mbrojtjes në Mal të Zi, Filip Adziq

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj ka reaguar pas takimit me ushtruesin e detyrës së Ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi, Filip Adziq.

Mehaj ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin fqinjësor në fushën e Smart Defense, zhvillimit të kapaciteteve ushtarake profesionale përmes realizimit të ushtrimeve dhe trajnimeve të përbashkëta ndërmjet dy ushtrive, e po ashtu diskutuam rreth ushtrimit fushor Defender ’23, si ushtrimin më të madh ndërkombëtar ku Republika e Kosovës është nikoqire.

“Ministrin e njoftova rreth zhvillimeve të FSK-së, fazën ku jemi në zbatimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, ndryshimet ligjore, rekrutimet e fundit e gjithashtu për synimet e qarta që kemi për anëtarësim në nismat rajonale, në A5, RACVIAC dhe në Programin e Partneritetit për Paqe”, ka thënë Mehaj.

Ministri Mehaj ka shtuar se ministri Adziq ka theksuar se agresioni rus në Ukrainë ka qenë mesazh se duhet ndryshuar mënyrën e të funksionuarit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si shtete relativisht të vogla që duhet mbështetur njëra-tjetrën për të ruajtur stabilitetin e rajonit.

Pamje nga takimi

“Bashkë me ministrin Adžić vizituam Qendrën e Studimeve Universitare si dhe Qendrën e Kërkim-Shpërimit në Pomozotin, nga ku ministri shprehu vlerësimin e tij të lartë për profesionalizmin e pjesëtarëve të FSK-së si dhe faktin që kontigjenti ynë i specializuar është duke marr pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi”, ka potencuar Mehaj.

Sipas Mehajt, ministri Adžić ka theksuar se “ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën por është në dorën tonë që të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët, e në këtë aspekt Mali i Zi është i gatshëm të mendoj jashtë kutisë, dhe se Republikën e Kosovës e sheh si shtet partner që përtej aspektit gjeografik, shtrirjes brenda Ballkanit Perëndimor na bashkojnë vlerat e përbashkëta demokratike, euro-atlantike të cilat përqafojmë e ndjekim, andaj edhe një herë ritheksoi se Republika e Kosovës do të ketë përkrahjen e Malit të Zi për anëtarësim në Programin e Partneritetit për Paqe si rrugë drejt anëtarësimit në NATO”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika