Mehaj për pretendimet se FSK-ja ishte në Zubin Potok: Dezinformata me qëllime të errëta
Ministri i Mbrojtjes, Armed Mehaj, ka reaguar pas pretendimeve të Listës Serbe se Forca e Sigurisë së Kosovës, është në Zubin Potok. Ai ka thënë se të dielën e 25 shtatorit ka pasur dezinformata me qëllime të errëta për krijimin e “tensioneve dhe tendencës për dëmtimin e imazhit Republikës së Kosovës dhe të FSK-së në […]





Ministri i Mbrojtjes, Armed Mehaj, ka reaguar pas pretendimeve të Listës Serbe se Forca e Sigurisë së Kosovës, është në Zubin Potok. Ai ka thënë se të dielën e 25 shtatorit ka pasur dezinformata me qëllime të errëta për krijimin e “tensioneve dhe tendencës për dëmtimin e imazhit Republikës së Kosovës dhe të FSK-së në aspektin ndërkombëtar”.
“Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, të gjitha aktivitetet stërvitore dhe operacionale, i realizojmë në bashkëpunim dhe bashkërendim me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare, respektivisht KFOR-in në përputhje me mandatet tona kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në reagimin e Mehaj-it në Facebook.
Sipas tij, qytetarët pa dallim kombësie duhet ta dinë se “Ministria e Mbrojtjes me FSK-në janë dhe do të jenë gjithmonë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim”.
Më tej Mehaj ka thënë se ska dyshim dhe është e qartë hapësira gjeografike që FSK bashkë me partnerët ndërkombëtarë mbulon, pra çdo cep të shtetit.
Në fund ai i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit e posaçërisht qytetarët e pjesës veriore të vendit, që të mos bien pre e dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme të cilat lansohen me qëllime të errëta.















