Mehaj: Po përgatitemi drejt synimit të kahmotshëm – NATO-s

FSK po merr pjesë me një skuadër të këmbësorisë nga R2K, një ekip nga Kompania për Operacione me Civilë dhe dy vëzhgues nga KFT. Pjesëmarrja e vazhdueshme në ushtrime përkrah shteteve të tjera do të thotë ushtri e përgatitur mirë, e gatshme për të përmbushur standardet e NATO-s, ka thënë ministri Mehaj

FSK po merr pjesë në ushtrimin UF “EFES 22”

“Pjesëmarrja e vazhdueshme në ushtrime përkrah shteteve të tjera do të thotë ushtri e përgatitur mirë, e gatshme për të përmbushur standardet e NATO-s, synimin tonë të kahmotshëm”.

Kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës, po merr pjesë në ushtrimin UF “EFES 22”.

Ai ka treguar se në këtë ushtrim, FSK po merr pjesë me një skuadër të këmbësorisë nga R2K, një ekip nga Kompania për Operacione me Civilë dhe dy vëzhgues nga KFT.

FSK po merr pjesë në ushtrimin UF “EFES 22”

“Trupat e FSK janë duke realizuar operacione së bashku me ushtritë e 37 vendeve të tjera partnere dhe gjatë këtij ushtrimi ata janë të angazhuar në operacionet e sulmit nga ajri”, shtoi Mehaj.

Ndryshe, të mërkurën e tetë qershorit, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Hulus Akar, ministri Mehaj kishte marrë pjesë në stërvitjen ushtarake Effes 2022, në të cilën mori pjesë edhe FSK-ja , në krah të 38 forcave të vendeve të tjera të botës.

Dy ministrat e Mbrojtjes, ai i Turqisë, Hulus Akar dhe homologu i tij nga Kosova, Armend Mehaj

Mehaj ka deklaruar se pesëmarrja në stërvitje të tilla është në përputhje me bashkëpunimin në fushën ushtarake, trajnimi, përgatitja profesionale e anëtarëve të FSK-së, shëndetësia ushtarake, janë ndër pikat kyçe të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë.

Ministri Mehaj kishte falënderuar ministrin Akar për mundësinë e dhënë si dhe mbështetjen e vazhdueshëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Gjithashtu, edhe ministri turk Akar ka ritheksuar gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes së pakursyer të Turqisë karshi Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika