Mehaj: Po planifikojmë rekrutimin e rreth 20 mijë ushtarëve rezervë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të mërkurën gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë së Mbrojtjes, ka thënë se Kosova duhet të ketë rezerva vullnetare të ushtrisë dhe se po planifikojnë që të hapin konkurs të ri

Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të mërkurën gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë së Mbrojtjes, para anëtarëve të komisionit, ai ka deklaruar se janë duke punuar për formimin e një ligji të ri, për rezerva ushtarake vullnetare, rreth hapjes së një konkursi të ri dhe blerjes së pajisjeve të reja ushtarake.

“Planifikojmë të hapim konkurs të ri, kemi investuar në blerje të pajisjeve ushtarake, blerjet janë të cekura më planin tonë të prokurimit, blerjet janë duke u realizuar nga programi FMC, si është rasti për blerjet e dronit”, ka thënë ai.

Përmes këtij ligji, Mehaj tha se do të trajnohen rreth 20 mijë persona.

Këtë deklaratë ministri e bëri pasi u pyet nga anëtari i komisionit, Enver Dugolli, për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, i cili ka qenë premtim elektoral.

“Unë e kam parë të arsyeshme që si nevojë të jetë edhe Ligji për Rezervë Vullnetare. E shoh se në të ardhmen, Kosova duhet të ketë një rezervë vullnetare prej 20 mijë personash që janë në shërbim përmes nevojave dhe t’i ketë stërvitjet e veçanta brenda vitit”, ka thënë Mehaj.

Mbledhja nga Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, 4 maj 2022

Ministri Mehaj përmendi disa nga takimet me homologët, si me atë të Austrisë, ministrin e mbrojtjes së Turqisë, ministrin e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut.

Ai gjithashtu, ka thënë se kanë pasur pesë rekomandime nga zyra e auditorit, ku katër janë të realizuara dhe një është në proces.

Ai tutje, ka thënë se ka edhe informacione të tjera, mirëpo sipas tij, një gjë e tillë duhet të bëhet në seancë të mbyllur.

“Kemi edhe disa informacione shtesë që konsiderojmë të nevojshme për t’i ndarë me ju, por në një seancë të mbyllur”, ka thënë Mehaj.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, e ka kritikuar Qeverinë, që po mban sekrete për shumën e mbledhur në fondin e sigurisë dhe se nuk po ua shpalos informacionet, deputetëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë.

Hisen Berisha, deputet nga rradhët e PDK-së

“Antishteti është brenda Qeverisë dhe brenda vendit. Është vepër mesjetare dhe diktatoriale”, ka thënë Berisha.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar më 3 shkurt të vitit 2021, para deputetëve të Kuvendit, se gjatë qeverisjes së tij do ta jetësojë shërbimin ushtarak të detyruar.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës

Në fjalimin e bërë, kreu i qeverisë kishte thënë se do të nisin përgatitjet për shërbimin ushtarak të detyrueshëm në Kosovë.

“Do ta bëjmë ushtrinë 6 muaj, 3 muaj verës dhe 3 muaj dimrit. Ne do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm, vetëm nëse do të pajtohen (të rinjtë) përndryshe, do të kenë shërbim civil. Kemi kohë ta planifikojmë buxhetin për vitin tjetër, por do ta rishikojmë buxhetin aktual menjëherë dhe do ta sjellim në Kuvend në legjislaturën e ardhshme”, kishte deklaruar Kurti.

Ndërsa, ministri Mehaj kishte deklaruar për këtë çështje duke thënë se shërbimi ushtarak i detyrueshëm mund të bëhet vetëm në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika