Mehaj pret në takim ambasadorin e ri turk: Mbesim të përkushtuar në përkrahje të vlerave demokratike

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri turk, Tunç Angili. Në këtë takim është diskutuar për çështje me rëndësi dypalëshe

Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Tunç Angili.

“Në këtë takim trajtuam çështje me rëndësi dypalëshe, për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ku u theksua mundësia e shtimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimeve ushtarake”, njofton ministri Mheaj.

Mehaj i ka shprehur ngushëllime ambasadorit turk për të gjitha viktimat nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë, dhe e ka falënderuar për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga shteti dhe populli turk.

Ministri Mehaj ka shtuar se ambasadori turk ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga ana e FSK-së në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga ky tërmet.

“Si shtete partnere mbesim të përkushtuar në përkrahja të vlerave demokratike”, ka theksuar Mehaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika