Mehaj pret në vizitë zv.kryeministren Rexhepi, ftojnë të rinjtë të aplikojnë “për të mirën e përbashkët”

Gjatë kësaj të premte ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në vizitë zv.kryeministren e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi. Ministri Mehaj ka shtuar se "ishim të një qëndrimi që Ushtria e Republikës së Kosovës është profesionale dhe multietnike"

Zv.kryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, ka pritur në vizitë zv.kryeministren e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, të premten e 13 janarit.

Ministri Mehaj ka thënë se gjatë këtij takimi, kanë diskutuar për integrimin e pjestarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në FSK, “si dhe rëndësinë e madhe që ka inkuadrimi i të rinjve dhe të rejave nga radhët e tyre edhe në kuadër të konkursit aktual”.

Pamje nga takimi

“Ishim të një qëndrimi që Ushtria e Republikës së Kosovës është profesionale dhe multietnike, e cila realizon misionin kushtetues dhe detyrat ligjore në shërbim të mbrojtjes së vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike”, ka shtuar tutje ministri Mehaj.

Tutje Mehaj ka potencuar se për konkursin që veçse është i hapur për të rekrutuar ushtarë të rinj, me mesazhin e përbashkët, “ftojmë të gjithë interesuarit ndërmjet moshës 18-25 vjeç, pa dallim përkatësie etnike, të aplikojnë për të mirën e përbashkët”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika