Mehaj shpërndan mbi katër mijë e 500 dhurata për fëmijë në Prishtinë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Njësia për Çështjet Civile të FSK-së, në bashkëpunim me Fondacionin “MUTE”, kanë realizuar shpërndarjen e mbi katër mijë e 500 dhuratave për fëmijë

Fotot r postuar në llogarinë e ministrit Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kanë shpërndarë mbi katër mijë e 500 dhurata për fëmijë.

“Festat për ushtarakët tanë kanë kuptim të plotë vetëm kur janë në mesin e qytetarëve tanë!”, ka shkruar ministri Mehaj.

Ministri Mehaj ka shtuar se me rastin e festave të fundvitit, Njësia për Çështjet Civile të FSK-së, në bashkëpunim me Fondacionin “MUTE”, kanë realizuar shpërndarjen e mbi katër mijë e 500 dhuratave për fëmijë.

“Aktivitetet janë realizuar në regjionin e Prishtinës, respektivisht në 60 institucione shkollore dhe parashkollore, duke përfshirë vendbanime urbane dhe rurale”, ka theksuar Armend Mehaj.

Tutje ai ka potencuar se shërbimi ndaj atdheut dhe qytetarit është “detyra dhe nderi i tyre”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika