Mehaj takon shefin e kompanisë së dronëve Bayraktar, e falënderon atë për bashkëpunimin
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar. Mehaj theksoi se blerja e dronëve Bayraktar, ka qenë një nga investimet më të mëdha në ushtrinë e Kosovës. Ministri e ka falënderuar shefin e kompanisë Baykar, për bashkëpunimin që ka pasur me Kosovën. “Blerja e dronëve Bayraktar ka qenë […]
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar. Mehaj theksoi se blerja e dronëve Bayraktar, ka qenë një nga investimet më të mëdha në ushtrinë e Kosovës.
Ministri e ka falënderuar shefin e kompanisë Baykar, për bashkëpunimin që ka pasur me Kosovën.
“Blerja e dronëve Bayraktar ka qenë njëri nga investimet më të mëdha që kemi bërë në ushtrinë tonë në vitin e fundit, falë përkushtimit të qeverisë sonë dhe prioriteteve tona si Ministri e Mbrojtjes. Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha tjera në të cilat mund të ngrisim kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar”, ka thënë Mehaj.
Mehaj theksoi se pajisjet e ushtrisë për qëllime të mbrojtjes, do të vazhdojnë të jenë prioritet i Kosovës në suaza të standardeve të NATO-së.















