Mehaj: Trupat tanë të gatshëm të realizojnë operacione në kushte ekstreme dimërore

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka njoftuar se trupat e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH) janë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore

Pamje të trupave të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH)

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se trupat e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH) janë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore.

“Trupat tanë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore”, ka shkruar Mehaj.

Pamje të postuara në llogarinë e ministrit Mehaj

Ministri Mehaj ka shtuar se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), është duke realizuar trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë me fokus në operacionet e evakuimit të lënduarve me ski, evakuimit të lënduarve nga orteku dhe mënyrat e kërkimit në orteqe.

“Trupat tanë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë me fokus në operacionet e evakuimit të lënduarve me ski, evakuimit të lënduarve nga orteku dhe mënyrat e kërkimit në orteqe. Vazhdojmë drejt sukseseve të reja!”, ka shkruar Mehaj.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika