Ministri i Mbrojtje, Armend  Mehaj është duke qëndruar për vizitë, në shtetin e Turqisë ku është mirëpritu nga homologu i tij turk Hulusi Akar.

“Turqia mbetet partner i yni në zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë tonë”, ka vlerësuar Mehaj.

Mehaj ka thënë se gjatë vizitës në Stamboll me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë,  Hulusi Akar, kanë diskutuar për bashkëpunimin ushtarakë ndërmjet të dyja vendeve.

“Diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi mes vendeve tona, bashkëpunim ky që do të thellohet edhe më tej pasi që jemi duke punuar në nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, marrëveshjes për shkëmbim të personelit dhe marrëveshjen në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Sipas tij ministri turk, Akar ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën që Republika e Kosovës i ka ofruar Republikës së Turqisë me rastin e tërmetit.

“Reagimi ka qenë në një kohë shumë të shkurtër dhe trupat e FSK-së kanë dhënë maksimumin e tyre për të shpëtuar të mbijetuarit”, ka thekuar ai.

“Gjithashtu, kemi zhvilluar takim të përbashkët me Ministrin e Industrive Strategjike të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin,  Ajzerbejxhanit, Zekir Hasanov si dhe Ministrin e Mbrojtjes të Burkina Faso, Aimé Berthelemy Simporé”, ka përfunduar Mehaj.