Mehaj: Vendimet e padrejta ndaj luftëtarëve të lirisë nuk na zbrapsin në synimet tona

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, të udhëhequr nga u.d. kryetari i OVLUÇK-së, Faton Klinaku, të martën e 20 dhjetorit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe U.d. kryetari i OVLUÇK-së, Faton Klinaku

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka pritur në takim organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, të udhëhequr nga u.d. kryetari i OVLUÇK-së, Faton Klinaku.

“Në vigjilje të festive të fund vitit, sot pata kënaqësinë të pres në takim, udhëheqjen e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, të udhëhequr nga U.d. kryetari i OVLUÇK-së, Faton Klinaku”, ka shkruar Mehaj.

Ministri Mehaj ka thënë se e ka njoftuar delegacionin me objektivat e tyre për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të UÇK-së.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në takim me oganizatat e dala nga lufta e UÇK-së

“Përfaqësuesit e organizatave të UÇK-së, i njoftova edhe me procesin e realizimit të projektit për mbjelljen e fidaneve në hapësirat e kazermës “Adem Jashari”, ku çdo fidan do të simbolizojë një dëshmor të kombit – luftëtar të UÇK-së”, ka potencuar Mehaj.

Mes të tjerash, Mehaj ka potencuar se janë dakorduar që bashkëpunimi i tyre ndërinstitucional të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte e iniciativa “në shërbim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave tona historike si bazamente frymëzim për të tashmen dhe të ardhmen tonë”.

“Proceset gjyqësore dhe vendimet e padrejta ndaj luftëtarëve të lirisë nuk na zbrapsin në synimet tona për të ecur përpara drejt realizimit të shtetit të fortë dhe prosperues, ishte qëndrimi i përbashkët gjatë takimit të sotëm”, ka shkruar tutje Mehaj.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika