Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Mehmet Loci, ish-pjesëtarë i Sigurimit të Shtetit të Jugosllavisë i akuzuar për dhunë ndaj shqiptarëve gjatë marrjes në pyetje të cilët ishin arrestuar për aktivitete ilegale dhe politike ka rrëfyer versionin e tij në Debat Plus në RTV Dukagjini. Nga ish të burgosurit politik të cilët kanë rrëfyer vuajtjet e tyre Loci është përmendur si njëri ndër UDB-shët më të dhunshëm

Mehmet Loci e ka pranuar në “Debat Plus”, se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë shqiptarë.

Ai tha se nuk është “i shenjtë e as i virgjër” dhe se nuk e pretendon një gjë të tillë.

“Lidhja e duarve për radiator, kurë se kam apliku… e kam përjetu vetë lidhjen për radiator kur kam ra në burg në ’94-tën. Është sot shumë e vështirë të trajtohet një temë kaq e ndishme në kuptimin sociologjik dhe psikologjik të familjeve tona… ndiej një obligim a ka mundur ndonjëherë që gërdia ime të më lëshoj, me siguri që po, a kam qenë në kuptimin e masës represive, që është parapa me rregulloren e punës që mund të ndërmerren masat represive, nuk jam i virgjër dhe nuk jam i shenjtë.”, tha ai.

Ermal Panduri: A ke sjellë ndonjëherë?

Mehmet Loci: Po [ kam sjellë].

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika