Mehmetaj: Gazetari që intervistoi Kurtin shpërblehet me 100 mijë euro nga Qeveria
Gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj ka ngritur akuza ndaj gazetarit Blerim Haxhiaj, i cili sipas tij, është shpërblyer nga Qeveria e Kosovës me 100 mijë euro, pasi intervistoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në Radio Televizionin e Kosovës. Mehmetaj, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me mënyrën e intervistimit të Kurtit, duke kujtuar pyetjen […]
Gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj ka ngritur akuza ndaj gazetarit Blerim Haxhiaj, i cili sipas tij, është shpërblyer nga Qeveria e Kosovës me 100 mijë euro, pasi intervistoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në Radio Televizionin e Kosovës.
Mehmetaj, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me mënyrën e intervistimit të Kurtit, duke kujtuar pyetjen e gazetarit: “Sa është e vështirë të jeni kaq i mirë?” – pyetje që, sipas tij, tregon një qasje lavdëruese dhe jo kritike ndaj kryeministrit.
Sipas Mehmetajt, Haxhiaj i ka përfituar këto mjete në emër të një OJQ-je të quajtur “Cult Club”, të cilën e menaxhon bashkë me bashkëshorten e tij, e cila figuron si drejtoreshë.
Në total, ai pretendon se gazetari ka përfituar tri herë nga fondet qeveritare: njëherë 40 mijë dhe dy herë nga 30 mijë euro.
“Po bravo tybe. Pse jo. Plus që militanti të lëvdon, thotë ish patriot se e trajtoi mirë kryeministrin”, shkruan Mehmetaj me ironi.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga gazetari Blerim Haxhiaj apo nga Qeveria në lidhje me këto pretendime.















