Mehmetaj – Haradinajt për Kurtin: Sponsor gjeneral i këtij punëtori të Serbisë ka qenë AAK-ja

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka deklaruar se AAK-ja ka qenë sponsori kryesor i Albin Kurtit gjatë kohës kur ai ishte në opozitë

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka qenë sponsori më i madh i kryeministrit aktual, Albin Kurti, gjatë kohës kur ai ishte në opozitë.

Mehemtaj kështu ka deklaruar në Debat Plus, teksa Daut Haradinaj po kritikonte Kurti për veprimet e tij në veri. Mehmetaj gjithashtu theksoi se Kurti ka përdorur fuqinë dhe guximin e AAK-së për t’u rritur në politikë.

“Sponsori gjeneral i këtij punëtori të Serbisë është AAK-aj, më saktësisht familja Haradinaj… AAK-ja ia ka jep muskujt Albin Kurtit. Kurti është një frikacak që nuk kish me guxu kurrë me bë çfarë ka bërë pa AAK-në. Policia kur ka dashtë me arrestu Abin Kurti edhe e kanë parë Ramushin Haradinajt, e kanë pas një mendim të dytë se qysh me operu…

Pa AAK-në, Albin Kurit nuk kish me guxu me bë çfarë ka bërë. Mas pari e ka përdoru fuqinë dhe guximin e AAK-së për me ardh në pushtet, ose të paktën më me u rritë përkohësisht e pastaj e ka bërë një perversitet. Kurti ia ka marrë elektoratin këtyre të LDK-së duke thënë se jam i mençur si Rugova dhe jam trim ndaj komandantëve, këtë trimëri ia ka mundësuar AAK-ja”, ka thënë Mehmetaj.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika