Mehmetaj kritikon Kurtin: Destruktiv dhe mashtrues

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke e cilësuar atë si një politikan “destruktiv” dhe “mashtrues.”

Në Debat Plus, Mehmetaj akuzoi Kurtin për mashtrim ndaj bashkëpunëtorëve të tij politikë dhe për krijimin e përplasjeve me zyrtarë të lartë amerikanë.

“Nuk ka liderë në botën demokratike që thotë: ‘Sa i lumtur jam, do të punoj me Albin Kurtin’. Ai është destruktiv dhe mashtrues, prandaj nuk e duan. I ka mashtruar të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar, duke filluar nga bashkëpartiakët e tij e deri te Blinken, të cilin e ka quajtur edhe ‘naiv’. Nuk besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dëshironin një kryeministër destruktiv dhe të paqëndrueshëm si Albin Kurti”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika