Mehmetaj kritikon Taravarin: Po luan me dy strategji, herë evropian e herë nacionalist

Lirim Mehmetaj, gazetar

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në Tv Klan Macedonia, analistët dhe gazetarët kanë diskutuar mbi debatin e parë presidencial ndërmjet dy kandidatëve shqiptarë në këtë garë, Bujar Osmanin nga BDI-ja dhe Arben Taravarin nga opozita shqiptare.

Gazetari, Lirim Mehmetaj, duke komentuar një deklarim të Taravarit –  ku ka thënë se është kandidati i vetëm shqiptar në garën presidenciale – ka theksuar se Tarvari është person evropian, mirëpo po luan herë me strategjinë evropiane e herë me atë nacionaliste të Vetëvendosjes.

“Taravari bie ndesh me argumentet. Kur po i konvenon, është qytetar i Maqedonisë së Veriut i cili nuk ka rëndësi a është shqiptar apo maqedonas, sepse është person evropian, mirëpo strategjia e Vetëvendosjes është që ky me u shitë nacionalist. Tash, kur ky po harron me qenë nacionalist, po i del ky qytetari evropian në pah kozmopolit. Nganjëherë po thotë që unë po e udhëheqi Komunën e Gostivarit me shqiptarë e maqedonas, e mandej e quan veten kandidat të vetëm shqiptar… Prandaj prodhon kështu situatë komplekse, sepse bie në sy që ka mungesë platforme”, ka thënë Mehmetaj.

Kurse, analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se përvoja që ka Osmani e bën atë njohës më të mirë të çështjeve evropiane dhe një kandidat më të përshtatshëm për president.

“Unë pajtohem se Osmani ka më shumë njohuri në aspektin e çështjeve evropiane, shkak dhe i pozitave që ka pasur. Zoti Travari ka pasur vetëm atë përvojën e qevrisjen lokale, jo se s’ka aftësi, por zoti Osmani i di shumë ma mirë këto procese. Unë nuk e shoh problem që të vendoset 2030 si një vizion për integrimin e vendit në BE”, ka thënë Mushkolaj.

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika