Gazetari i Albanian Post, Lirim Mehmetaj, në Debat Plus ka thënë se kryeministri i Kosovës e ka pranuar planin e sekuencimit të propozuar nga Bashkimi Evropian, ku thuhet se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të nisë të formohet menjëherë.

Sipas tij, aneksi i fundit i propozuar nga BE e që Kurti e ka refuzuar, është i njëjtë me atë që e ka pranuar para disa muajsh.

“Kurti e ke pranuar planin e sekuencimit të propozuar nga BE. Përkundër që thuhet se nuk paragjykohen sipas renditjes, aty janë dy fjalë. Për personat e pagjetur të fillojë me urgjencë, kurse menjëherë të formohet Asociacioni. Këtë aneks Kurti e ka paraqitur si sukses. Nëse e shihni propozimin që tash e ka refuzuar të BE-së, është I përpiluar në përpikëri sipas aneksit… Kurti ka pranuar që marrëveshja të fillojë të zbatohet me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, tha ai.