Mehmetaj: Kurti ka abuzuar me shpresat e shqiptarëve në Luginë, është treguar përçarës

Gazetari Lirim Mehmetaj ka bërë komente kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij, duke thënë se ata kanë abuzuar me shpresat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe kanë kontribuar në përçarjen e shqiptarëve atje

Gazetari, Lirim Mehmetaj, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, ka abuzuar me shpresat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe se Kurti e partia e tij janë treguar përçarës atje.

Sipas Mehmetajt, Kurti i ka bindë shqiptarët atje që çështje e Luginës është çështje e pavullnetit nga ana e politikanëve të mëhershëm. Dhe se emërimi i Ardita Sinanit (kundërshtare politike e Shqipërim Arifit, kryetarit aktual të Preshevës), këshilltare e tij ka nuanca përçarëse.

“…Abuzim me shpresat shqiptarëve në Luginë ka bërë Albin Kurti. Këtë e dimë. Sepse ai i ka bindë që është çështje e mos vullnete të politikanëve paraprak, mos adresimi i çështjes së Luginës ën dialog, e jo e pamundësisë. Prandaj edhe revolta në raport me të mund me qenë ma e madhe dhe plotësht më të drejtë..

As nuk ka diskutim që Albin Kurti e Qeveria e tij janë treguar përçarës në Luginë, vec fakti që është marrë një politikane (Ardita Sinani) antagoniste nga atje edhe është sjellë si këshilltare…”, ka thënë Mehmetaj në “Debat Plus”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika