Mehmetaj: Kurti sot tha se humba, por ma bënë me hile

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kritikuar nga analisti Lirim Mehmetaj për mënyrën se si ka trajtuar Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot tha unë humba, por ma bënë me hile [ndërmjetësuesit në Bruksel] që sipas analistit Lirim Mehmetaj, “ky është një arsyetim shumë fëmijëror”.

Më tutje ai i kujtuar dhe disa deklarata që sipas tij me herët i kishte thënë kryeministri Albin Kurtit.

“A na ka thënë Albin Kurti neve që është shumë thjeshtë me u  zgjidhë problemi i Mitrovicës në përgjithësi dhe dyta është a n a ka thënë neve Albin Kurti që krejt çka duhet me pas Kosova në Bruksel, është një përfaqësues i dijshëm dhe dinjitetshem. A na ka thënë neve  Albin Kurti që palët i kanë qëndrimet e tyre dhe Bashkim Evropian është neutrale ajo thjeshtë merre qëndrimet palëve dhe ja prezanton njëra tjetrës dhe varësisht se cila palë është me e mençur ma e dinijtetshme që mos me u shantazhu dhe argumenton me bukur të BE-ja dhe e fiton dialogun”, ka thënë Mehmetaj.

Mehmetaj ka kërkuar llogaridhënie për këtë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke thënë se ky fundit “duhet të tregojë se a ka qenë gënjeshtarë në të kaluarën apo është i padijshme tani”.

Pasi sipas analistit, Kurtit  “nuk mund  të argumentojë në mënyrë të ndryshme për situatën e njëjtë, dështim në dialog pse nuk u zgjidh çështja”.

Shija e redaktorit

Kongresmenja amerikane: Çdo agresion ndaj Kosovës përbën kërcënim për sigurinë...

Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që moti është...

The Guardian: Zyrtarët amerikanë u bindën nga provat e Qeverisë...

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të këtij viti, e ka marrë edhe vëmendjen ndërkombëtare. Së fundmi, gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”,...

Anton Cena me tre medalje, dy të arta dhe një...

Anton Cena, garues nga Kosova për Lojërat e 11-të për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës, ka arritur t'i fitojë tri medalje, dy të arta dhe...

Të fundit nga rubrika