Mehmetaj: LDK është partia me performancën më të dobët parlamentare
Analisti Lirim Mehmetaj në “Debat Plus” ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është partia me përformancën më të dobët parlamentare. Mehmetaj ka thënë se kjo parti, LDK-ja, është në një pozitë të vështirë që t’i bëhet VV-së opozitë, duke shtuar se niveli i vështirësisë shtrihet në disa dimensione. “Kjo LDK e ka pranu Albin […]
Analisti Lirim Mehmetaj në “Debat Plus” ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është partia me përformancën më të dobët parlamentare.
Mehmetaj ka thënë se kjo parti, LDK-ja, është në një pozitë të vështirë që t’i bëhet VV-së opozitë, duke shtuar se niveli i vështirësisë shtrihet në disa dimensione.
“Kjo LDK e ka pranu Albin Kurtin për kryeministër. Nëse e kanë pranu që e kanë mashtru e nuk e kanë ditë se çfare realisht është Kurti atëherë janë fajtor për mos-detektim të mashtruesit. Nëse e kanë pranu sepse e kanë njoftë saktësisht se çfare është ai, atëherë si mund të thonë se është i gabum për kryteministër kur vet e kanë pranu për kryeministër”, ka thënë Mehmetaj.
Mehmetaj ka thënë se kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qenë “minister besnik i Kurtit”.
“Kur Kurti pat vendos me shkel nmarrëveshjen partiake të koalicionit me LDK-në dhe njëanshëm dhe pa konsultim, e pat shkarku një ministër të LDK-sԯ, Lumir Abdixhiku nuk e ka fol asnjë fjalë”, ka shtuar Mehmetaj.
“Asnjë deklarim kundër qeverisë së pare të Kurtit nuk e ka pas Abdixhiku as në momentin kur është mbajtë seanca dhe janë bërë deklarimet e të dy palëve”, tha tutje ai.















