Mehmetaj: Ndërkombëtarët i dërguan Qeverisë një propozim me 8 hapa për veriun

Lirim Mehmetaj, gazetar

Gazetari Lirim Mehmetaj, në “Debat Plus”, tha se ndërkombëtarët ua kanë dërguar dy qeverive asaj të Kosovës dhe të Serbisë, një dokument me tetë hapa, sa i përket çështjes së veriut dhe implementimit të marrëveshjes së Ohrit.

Propozimet e ndërkombëtarëve sipas gazetarit Mehmetaj janë:

*Të dyja palët ritheksojnë që vazhdojnë t’i qëndrojnë marrëveshjes së Brukselit/Ohrit

*Kosova i tërheqë njësitet speciale nga veriu, paralelisht me tërheqjen e ushtrisë serbe nga vija kufitare, dhe largimi nga gjendja e gatishmërisë për luftë

*Policia e Kosovës, me asistencë nga KFOR-i dhe EULEXI, bëhen përgjegjës për ruajtjen e sigurisë në veri.

*Protestat anulohen, vazhdon jeta normale.

*Administrata komunale kthehet, kryetarët e komunave nuk qëndrojnë në objekte qendrore, administrata po, jo stafi politik.

*Shpallen zgjedhjet në fund të këtij muaji apo në muajin e ardhshëm. Organizohen nga gushti, zgjedhjet e ardhshme mund të mbahen në fillim të shtatorit.

*Paralelisht, me këtë Kosova tregon përkushtimin e ofrimit konkret të statutit.

*Besohet nga mesi i nëntorit, i kemi të kryera pikat 1,2,3 7 dhe 9 të marrëveshjes bazë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika