Mehmetaj: Në shtëpinë e Radojçiqit janë gjetur disa CD-ja me audio-incizime e pamje, është interes të publikohen
Gazetari Lirim Mehmetaj ka pretenduar se në shtëpinë e kriminelit Milan Radojçiq e cila është bastisur nga Policia e Kosovës, janë gjetur CD-ja me audio-incizime e pamje, ku sipas tij mund të ketë komunikime me politikanë të Kosovës. Ai e përmendi Mimoza Kusari – Lilën dhe po ashtu kryeministrin Albin Kurti. “Seni më i rëndësishëm […]
Gazetari Lirim Mehmetaj ka pretenduar se në shtëpinë e kriminelit Milan Radojçiq e cila është bastisur nga Policia e Kosovës, janë gjetur CD-ja me audio-incizime e pamje, ku sipas tij mund të ketë komunikime me politikanë të Kosovës.
Ai e përmendi Mimoza Kusari – Lilën dhe po ashtu kryeministrin Albin Kurti.
“Seni më i rëndësishëm është që do CD janë gjetë në shtëpinë e Radojciqit, po supozohet që aty ka ose audio incizime ose pamje. Mendoj që është interes me kuptu, me siguri janë bisedat me Mimozën për rrymën në veri, edhe ato që supozohet që ka pas me ia thy kryt asaj dhe Kurtit”, tha ai.
Mehmetaj e përmendi edhe takimin e pretenduar të Ramush Haradinajt në shtëpinë e Raodjçiqt duke thënë se do ishte fatale, por që sipas tij duhet të shihen edhe rrethanat se cfarë statusi juridik ka pasur Radojçiqi kur është takuar me Haradinajn.
“Edhe të Ramushit, që ka thënë se ka shku në shtëpi të tij, ai nuk e ka mohu. Ka shumë rëndësi cfarë statusi juridik ka pasur kur janë taku. Kriminel po se po, takimi fatal me të po se po. E shton rëndësinë se a ka qenë i kërkuar nga Kosova dhe a ka qenë në Listën e Zezë”, tha ai.















