Mehmetaj: PDK-së i duhet lider që s’ka komplekse ndaj Kurtit dhe prodhon diskurs të kundërt me të

Analisti politik Lirim Mehmetaj pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga drejtimi i Partisë Demokratike të Kosovës, ka theksuar se opozitës i duhet një udhëheqës i ri që përballet qartësisht me qeverisjen e Albin Kurtit dhe jo që përpiqet të përshtatet me të.

“PDK dhe opozitës në përgjithësi i duhet një kryetar i cili, përveç se nuk ka kurrfarë kompleksi me strukturën e regjimit të Albin Kurtit, prodhon diskurs jo të ndryshëm, por të kundërt me ta dhe nuk përpiqet më përshtat diskursin e tij me atë që është e formësuar nga vetë Albin Kurti. Ajo nuk është për t’u mposhtur, por për t’u bashkuar”,  ka deklaruar Mehmetaj në emisionin Debat Plus.

Ai në Debat Plus ka shtuar se një proces i hapur demokratik për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së mund të sjellë liderin opozitar që vendit i nevojitet në vitet e ardhshme.

“Jam e bindur që një garë demokratike për kryetarin e ardhshëm e prodhon liderin opozitar të nevojshëm për vitet në vijim”, ka deklaruar Mehmetaj.

Të fundit nga rubrika