Gazetari i Albanian Post, Lirim Mehmetaj, pretendon se Qeveria e Kosovës, po e mbron drejtorin e KEK-ut, i cili u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

Ai ka thënë se kjo po bëhet për shkak të frikës se ai mund të flasë edhe për involvim të njerëzve të tjerë të pushtetit.

Sipas tij, kjo çështje mund të shkojë deri te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Me shumë gjasë gjithçka që ka ba Krasniqi, nuk e ka bërë vetë. Ky është intervistu në një rast për Martin Berishajn. Më duket mua që për pushtetin, është e rëndësishme që ky të mos dënohet, se pastaj flet. Nëse flet ky, flet edhe Martin Berishaj, pastaj mund të gjejmë shumë gjëra të tjera. Mundet të shkojë deri te Kurti. Këto shkelje i di unë, po mendon që nuk i ka ditë Kurti?”, ka thënë ai.

Mehmetaj ka thënë se Kurti, dëshiron që të krijoj armik imagjinar dhe këtë sipas tij po e bën duke e akuzuar kryeprokurorin, Blerim Isufaj.