Mehmetaj për Kurtin: Edhe brenda telefonit të tij e posedon marrëveshjen e vitit 2013 me Serbinë
Gazetari Lirim Mehmetaj, ka treguar se kur është pranuar Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nga ana e Kurtit. Mehmetaj ka thënë se në momentin që ai(Kurti) e ka marrë pushtetin e kanë pranuar Asociacionin. “Kurti edhe Konjufca e kanë pranuar Asociacionin në momentin kur e kanë marre pushtetin. Duke folur shumë për Asociacionin është […]
Gazetari Lirim Mehmetaj, ka treguar se kur është pranuar Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nga ana e Kurtit.
Mehmetaj ka thënë se në momentin që ai(Kurti) e ka marrë pushtetin e kanë pranuar Asociacionin.
“Kurti edhe Konjufca e kanë pranuar Asociacionin në momentin kur e kanë marre pushtetin. Duke folur shumë për Asociacionin është krijuar ideja se ekziston një marrëveshje specifike Asociacionit, nuk është e vërtetë Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së vitit 2013”, ka thënë Mehmetaj.
Më tej, ai ka sqaruar se si marrëveshja e vitit 2013 e ka bërë organizimin shtetëror për veriun e Kosovës.
“Marrëveshja e vitit 2013 e ka strukturuar organizimin shtetëror në Veri aktualisht siç e kemi. Në momentin kur të bëhesh kryeministër i Kosovës dhe e lejon të strukturuar veriun brenda marrëveshjes se 2013, atëherë, ti automatikisht e ke pranuar Asociacionin”, ka sqaruar ai.
Sipas tij “në marrëveshjen e vitit 2013 nga pika 1 deri të pika 6 flitet për asociacionin. Pastaj pikat tjera e rregullojnë çështje tjera siç është pika 10 dërgimi i sistemit të drejtësisë, pika e 8 është pjesëtarët e strukturave paralele me u integruar në sistemin e Kosovës”.
Ndërkaq ai ka vlerësuar se Kurti është duke i thirrur serbët që t’i kthehen Policisë së Kosovës duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2013 që sipas Mehmetajt ajo e ka brenda Asociacionin.
“Kurti e ka një numër të telefonit i cili fillon me kodin telefonik +383. Ky kod telefonik ka ardhur nga marrëveshja e vitit 2013. Pika 12 fletë për atë pjesë pika 13 e marrëveshjes thotë diskutime për energji edhe telekomunikacion, përmes pikës 13 Kosova e ka obliguar Serbinë për t’i dërguar letër unionit ndërkombëtar të telekomit që me ia jep Kosovës kodin telefonik. Kurti e posedon edhe brenda telefonit të tij këtë marrëveshje”, ka përfunduar Mehmetaj.















