Mehmetaj: Qeveria ka mashtruar për Asociacionin – kjo krijon recetë për mashtrime të përhershme

Kryeredaktori i Albanian Post, Lirim Mehmetaj ka thënë se ndryshimi i qëndrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, krijon klimë për mashtrime të tjera

Lirim Mehmetaj, kryeredaktor i Albanian Post

Ndryshimi i qëndrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sipas kryeredaktorit të “Albanian Post”, Lirim Mehmetaj, krijon klimë edhe për mashtrime të tjera.

Mehmetaj në “Five”, ka thënë se i gjithë narracioni i LVV-së, sa ishte në opozitë ishte kundër Asociacionit, të çfarëdo lloji. Me të ardhë në pushtet sipas tij, ky qëndrim ka ndërruar.

Për këtë arsye, ai ka thënë se veprimet apo deklaratat e Kurtit në vijim, duhet të shikohen me dyshim.

Ndërrimi i qëndrimeve në mënyrë kaq “radikale”, sipas tij nuk duhet të tejkalohet lehtë, sepse “kjo krijon recetën ideale për mashtrime ideale e të përhershme dhe bankrotim të komplet mënyrës se si bëhet politikë”.

“Premtimi qeveritar ka qenë jo Asociacion, është e rëndësishme sepse kur flet qeveria se cfarë do të ndodhë, ti e matë në raport me veten. Kur e kemi parë që qëndrimi bazik opozitaer  ka qenë jo Asociaicon, tash kur e kemi një qeveri që ka hequr dorë nga qëndrimi themeltar i ish-opozitarizmi, duhet të shikohet me sy dyshues ckado që thotë sot. Kur thotë Kurti, unë nuk e pranoj atë lloj Asociacioni, na duhet ta vlerësojmë me vetën e tij kur thoshte nuk do të pranoj asnjë lloj Asociacioni”, ka thënë ai.

Mehmetaj, ka thënë se ekziston një perceptim publik, i matur se shumica e qytetarëve të Kosovës, janë kundër Asociacionit.

Një arsye se pse nuk është formuar deri tash Asociacioni, është për shkak se nuk ka pasur vullnet popullor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika