Mehmetaj: Qeveritarët nuk guxojnë të veprojnë e as të flasin për rastin e Enver Sekiraqës

Lirim Mehmetaj

Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgom për nxitje të vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, u arratis më 18 maj.

Analisti Lirim Mehmetaj thotë se as qeveria e as opozita nuk kanë guxim që të veprojnë apo të flasin për Sekiraqën.

“Kushdo që e njeh diskursin e Vetëvendosjes, veçanërisht të Albin Kurtit e di për çka po bëhet fjalë, këta nuk guxojnë me folë e as me vepru në rastin e Enver Sekiraqës,” tha Mehmetaj në “Debat Plus”.

Teksa shton se përgjegjësi për arratisjen e tij nuk ka as nga zyrtarë policorë e as nga ata kufitarë.

“Për këta del avokati i tij fol publikisht tregon se si është largu përmes kufirit të Kosovës dhe nuk kemi kurrfarë përgjegjësie të jepun prej asnjë zyrtari policor e as kufitar, kjo është dëshmi e mjaftueshme për çka po bëhet fjalë këtu. Fatkeqësisht për të s’po guxon me folë as opozita që flet për një fuqi të pabesushme për mu të një krimineli i dënum për nxitje të vrasjes të një polici të Kosovës.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika