Mehmetaj: Shkarkimi i asamblistit të LVV-së ishte një veprim politik

Në "Debat Plus” të RTV Dukagjini, analisti Lirim Mehmetaj ka theksuar se një veprim i tillë nga ana e LVV-së lidhur me përjashtimin e Mujecit ishte një kalkulim politik. Megjithatë, ai ka thënë se gjashtë orë u janë duhur Vetëvendosjes për të ditur se a qenka ky një person i padëshirueshëm dhe i papranueshëm për VV-në

Lirim Mehmetaj, ka thënë se është mirë fillimisht të  sqarohet shkarkimi që u bë nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi që ishte një veprim politik.

“Ne potencialisht e shkarkojmë dikë por vetëm nëse bëhet e madhe që personi që është nxënë atje, e është nxënë komplet në vepër i takon LVV-së. Lajmin për arrrestimin e këtyre personave në mediat në Shqiperi ka dal dje. Emri i këtij personi është ditë dje në mbrëmje dhe sot në mëngjes. Unë personalisht e kam pas lajmin dhe kam refuzuar me e publiku duke e ndërlidh këtë me Vetëvendosjen sepse e kisha të pamundur me besu që VV nëse e kish ditë çfarë ka ndodhur nuk kish dalë me reagim. Për këtë arsye edhe unë u stepa me idenë që nuk qenka personi i njejtë. Pra është shumë e rëndesishme me ditë që ky nuk është pozicion as ligjor e as moral i VV-së, ky është kalkulim politik”, ka thënë Mehmetaj.

Tutje, ai ka theksuar se asamblisti i VV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci shkarkohet automatikisht.

Mirëpo, sipas tij “gjashtë orë u janë dashur VV-së për me ditë, a qenka ky një person i padëshirueshëm dhe i papranueshëm për VV-në, pra është kalkuluar”.

Besnik Mujeci, asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, është në mesin e pesë personave të arrestuar nga Policia e Shqipërisë për përfshirje në kotrabandë të drogës. Madje, i një grupi të fuqishëm që shpërndante ekstazi nëpër vendet bregdetare gjatë këtyre kohëve.

Mujeci është asamblist i partisë në pushtet, Vetëvendosje, në komunën e Prishtinës. Ai ishte zgjedhur asamblist për herën e dytë.

Plani për shpërndarjen e kësaj sasie ekstazie ishte i detajuar. Policia ka bërë të ditur se droga futej nga Kosova në Shqipëri me autobusë, duke shfrytëzuar sezonin turistik.

Mujeci, në qershor të këtij viti ishte shpërblyer nga bashkëpartiakët e tij edhe me një pozitë në një ndërmarrje publike. Grupi i asamblistëve të Vetëvendosjes bashkë me dy partitë tjera opozitare në Komunën e Prishtinës, pasi kishin arritur që të krijonin shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës në muajin qershor të këtij viti, e kishin emëruar Mujecin edhe aksionar në kompaninë publike “Stacioni i Autobusëve”.

Ndryshe, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur më herët këtë të martë se kanë nisur procedurat diciplinore ndaj asamblistit Mujeci.

Ndërsa, gjatë ditës, nga LVV kanë bërë të ditur se Mujeci është shkarkuar nga të gjitha strukturat e partisë.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika