Mehmetaj – Tahirit: Rron Gjinovci e quan votuesin tuaj të çmendur, ju e ftoni në ndejën e fundvitit
Gazetari Lirim Mehmetaj e ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), për mënyrën se si bën opozitë ndaj pushtetit. Mehmetaj iu drejtua shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke i thënë se nuk e kanë përnjëmend opozitëbërjen. Ai e përmendi edhe pjesëtarin e shoqërisë civile, Rron Gjinovci, për të cilin, tha se […]
Gazetari Lirim Mehmetaj e ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), për mënyrën se si bën opozitë ndaj pushtetit.
Mehmetaj iu drejtua shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke i thënë se nuk e kanë përnjëmend opozitëbërjen.
Ai e përmendi edhe pjesëtarin e shoqërisë civile, Rron Gjinovci, për të cilin, tha se vazhdimisht e ofendon votuesin e PDK-së, kurse këta të fundit e ftojnë në ndejën e fundvitit.
“Paradite [Rron Gjinovci] ua quan të çmendur votuesin, masdite ju e pritni në parti dhe e falëndroni, për cka?”, tha ai.
“Kjo ma dëshmon se ju nuk keni preokupim të sinqertë. Ka lypur me vra themeluesin e partisë, e ka quajtur votuesin e PDK-së të çmendur. E thërrasin në parti dhe i bëjnë përshëndetje në ndejën e fundvitit”, tha Mehmetaj.















