Mehmetaj: Vetëvendosja instrumentalizoi tifozët e Gjakovës përmes një të dënuari për drogë për të më sulmuar
Gazetari Lirim Mehmetaj ka akuzuar partinë Vetëvendosje për instrumentalizimin e tifozëve të Gjakovës për të brohoritur kundër tij në një sallë sporti. Ai ka deklaruar se LVV-ja ka përdorur mjete të ndryshme për të ndikuar në opinionin publik, duke përfshirë grupet e tifozëve. Sipas Mehmetajt, një nga organizatorët kryesorë është Drilon Bardhi. Në një postim […]
Gazetari Lirim Mehmetaj ka akuzuar partinë Vetëvendosje për instrumentalizimin e tifozëve të Gjakovës për të brohoritur kundër tij në një sallë sporti.
Ai ka deklaruar se LVV-ja ka përdorur mjete të ndryshme për të ndikuar në opinionin publik, duke përfshirë grupet e tifozëve. Sipas Mehmetajt, një nga organizatorët kryesorë është Drilon Bardhi.
Në një postim në Facebook, Mehmetaj ka zbuluar se Bardhi, i cili është i afërt me Mimoza Kusari-Lilën, është dënuar më 10 mars 2023 nga Gjykata Themelore e Gjakovës për veprën penale të “blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së narkotikëve”, duke pranuar fajësinë për kokainën dhe marihuanën që iu gjetën gjatë kontrollit policor.
Ai gjithashtu ka përmendur se Drilon Bardhi është lidhur me veprimtari të dyshimta dhe ka informacion për një “organizim kriminal” të lidhur me Vetëvendosjen, në bashkëpunim me policinë e Gjakovës.
“Pas një kërkimi të shkurtër, del se një nga 2/3 personat që e ka organizuar thirrjen është personi me emrin Drilon Bardhi. I njëjti vitin e kaluar, me datën 10 mars 2023, nga Gjykata Themelore në Gjakovë është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve (kokainë dhe marihuanë)”. Siç thuhet në aktgjykimin e shpallur publikisht me 23 mars, gjatë kontrollit të policisë në veturën e tij i janë gjetur “6 qese najloni të mbushura me substancë narkotike në formë pluhuri, ngjyrë e bardhë e llojit kokainë””, ka shkruar ai në Facebook.















