Mehmeti merr pjesë në konferencën e drejtorëve të policive në Shkup

Po mbahet konferenca rajonale e drejtorëve të Policisë në Shkup, në të cilën po merr pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti

Ilustrim

Të enjten e 5 majit po mbahet Konferenca Rajonale e drejtorëve të Policisë në Shkup, në të cilën po merr pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe drejtorë të Policive të shteteve të ndryshme.

Kjo konferencë është duke u mbajtur si dedikim i luftës ndaj krimit të organizuar, sfidave dhe mbështetjes.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë rajonale, drejtori Mehmeti ka realizuar edhe një takim bilateral, mjaft të rëndësishëm me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOL-it, Catherine de Bolle.

Catherine de Bolle, drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it dhe Samedin Mehmeti, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Në këtë takim u diskutuan tema të rëndësishme me interest të përbashkët, përfshirë edhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, si dhe shkëmbimin e informacioneve, të cilat ndërlidhen me luftën ndaj krimit dhe sigurisë së përgjithshme, e që i referohen marrëveshjes ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it, të arritur në shtator të vitit të kaluar për kanalin e sigurt të komunikimit.

Ky takim u vlerësua nga dy palët si një takim mjaft i frytshëm dhe pozitiv, i cili do të rrisë edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellë.

Catherine de Bolle, drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it dhe Samedin Mehmeti, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika