Mehmeti nga KOSTT: Kosova ka tregtuar energji elektrike me kompaninë GEN

Jeton Mehmeti, kryesues i bordit të KOSTT-it, ka konfirmuar se Kosova ka tregtuar energji elektrike me kompaninë GEN, e cila vepron me zyrë edhe në Beograd. Po ashtu ai ka përmendur edhe emrat e tjerë të kompanive që Kosova ka tregtuar energji elektrike së fundmi si Tirana shpk dhe KESh

Foto: Kosovapress, Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për energji elektrike





Të enjten, kryesuesi i bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për energji ka konfirmuar se Kosova ka tregtuar energji elektrike me kompaninë GEN, e cila vepron me zyrë edhe në Beograd, raporton KP.

Mehmeti ka përmendur emrat e kompanive që Kosova ka tregtuar energji elektrike në periudhën e fundit, i cili ka thënë se emrat e tregtarëve janë: GEN, Tirana shpk dhe KESh.

Megjithatë edhe pas insistimit të deputetit të PDK-së, Ferat Shala, i cili ka pyetur për shtetet me të cilat Kosova tregton rrymë, Mehmeti nuk pranoi të përmendë emrat e shteteve.

Ndër të tjera, Mehmeti gjatë intervistimit ka folur edhe për devijimet në sistemin energjetik dhe për humbjet në sistem.

Ndryshe, më 17 gusht, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, kishte njoftuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Sipas mediave sllovene, Berishaj ishte bërë pjesë e një skeme, ku parat e dërguara nga një kompani serbe, transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës ishte ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.

Më pas, sipas mediumit slloven, thuhej se ato mjete financiare i dërgoheshin një politikani slloven para se të përfundonin në një kompani tjetër në Itali.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika