Mehmeti: Radojçiq është i lirë për fajin tonë, fletarresti iu hoq për shkak të “karteleve të drogës”

Murat Mehmeti

Ish-hetuesi policor në pjesën veriore të Kosovës, Murat Mehmeti, ka thënë se krimineli Milan Radojçiq gjendet në liri për faj të institucioneve të Kosovës.

Mehmeti, në “Five”, tha se heqja e fletarrestit ka të bëjë me, siç i quajti ai, “kartelet e drogës”.

Ai e përmendi edhe qendrën e skijimit në Kopaonik, ku hodhi dyshime se çfarë bëhet atje.

“Ai është në liri për shkak të gabimeve tona. Liria e tij duhet të kërkohej te kartela e drogës. Nëse dikujt i intereson me qit në rrugë, unë e qes, pse ai është i lirë. Nëse hulumtohet kartela e drogës, kokainës, lëvizjet e kosovarëve në Kopaonik, kush po shkon, kush po takohet, kem me gjetë kush e ka liruar, po flas kush e ka liruar. Jo me shku nga Gjilani, këndej nga Vushtrria”, tha ai.

Kurse, Milazim Gashi tha se në Kopaonik, Radojçiq interviston njerëz të ndryshëm.

“Në Kopaonik është zonë turistike ku shkohet për skijim, në hotele intervistohen njerëz nga Radojciq dhe Vesleinioviq. Ka fotografi, organet e caktuara kanë fotografi, ka vizita edhe nga ndërkombëtarë me Radojciqin”, tha ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika